-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bilanci i zi/ 200 të vrarë dhe plagosur në rrugë për 30 ditë

Kryesoret

INSTAT ka publikuar shifrat e aksidenteve për muajin dhjetor të vitit të kaluar dhe shifrat janë të larta.

Në Dhjetor aksidentet rrugore kishin një rritje me 49.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, e pjesa më e madhe e tyre shkaktohen nga të rinjtë.

Sipas të dhënave të INSTAT, muajin e kaluar numërohen 157 aksidente rrugore, nga 105 që ndodhën në Dhjetor të 2022.

Numri i të aksidentuarve ku përfshihen të vrarë dhe të plagosur rezulton 200 persona në muajin e fundit të vitit të kaluar, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2022 numri I tyre ishte 90 persona nënvizohet nga INSTAT.

Sipas INSTAT për gjithë vitin 2023 në vendin tonë ka pasur gjithsej 1.285 aksidente, me një rritje prej 10.3% në krahasim me 2022.

Në 74,5% të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit dhe dominon grupmosha 25-34 vjeç, duke zënë 25,5% të numrit të aksidenteve në total.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit