-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vidhte lokalet e Tiranës gjatë natës, 40-vjeçari zihet “mat” me pinca në duar

Kryesoret

Uniformat blu kanë arritur të kapin një 40-vjeçar në Tiranë i cili dyshohet se kryente vjedhje të vazhdueshme në lokalet e qytetit.

Në pranga ka përfunduar personi me inicialet K.M., 40-vjeç. i cili u kap në tentativë për të vjedhur një lokal në rrugën “Pjetër Bogdani” natën e mbrëmshme.

Gjithashtu rezulton se 40-vjeçari ka kryer dhe 4 vjedhje të tilla më parë, ndërkohë që është dënuar dhe në Gjermani për vjedhje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma parash të dyshuara të vjedhura dhe mjete (pinca, kaçavida dhe sende të tjera) që autori përdorte gjatë kryerjes së vjedhjeve

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Përsëritësi”.

Tentoi të vidhte në një lokal, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari, i dënuar më parë në Gjermani, për të njëjtën vepër penale.

Zbardhen dhe dokumentohen 4 vjedhje të tjera të kryera nga ky shtetas, gjatë muajve të fundit.

Si rezultat u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. M., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një lokal, në rrugën “Pjetër Bogdani”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i 4 ngjarjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit, në dy lokale dhe dy banesa, ku janë vjedhur shuma të ndryshme parash.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma parash të dyshuara të vjedhura dhe mjete (pinca, kaçavida dhe sende të tjera) që autori përdorte gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit