Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët në selinë e PD-së, tha se paqja në rajon po rrezikohet nga Serbia.
Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se qeveria nuk po shfaq asnjë interes për sigurinë kombëtare si dhe atë të Kosovës.
Gjithashtu ai shtoi se Rama në interes të tij është duke mbajtur debatin në porta të vogla duke lënë interesin kombëtar për interesin e tij.
“Armatosja dhe përgatitja e Serbisë për një konjekturë të volitshme politike revansh në ballkan e në veçanti në Kosovë. Natyrisht Kosova dhe partnerët e saj i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre jo vetëm me fjalë por edhe me mesazhe.
Ndërkohë në Tiranë nuk dëgjohet gjë tjetër përveç kukuvajkave nga mëngjesi deri në darkë, asgjë për interesin dhe sigurinë kombëtare. Asgjë për interesin kombëtar. Duan ta mbajnë debatin me porta të vogla për interes të këtij që është në pushtet
Kjo është simptomë e një klase të shkëputur nga interesi kombëtar. Duan ta mbajnë të mbërthyer debatin për interesa persona të këtij që është në pushtet, që bën teatrin për zhvillimet pseudopolitike, e kam fjalën për zhvillimet që s’kanë lidhje me sigurinë e Kosovës”, tha Basha.