Ish-Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se dekreti i kreut të shtetit për komisionet hetimore minon transparencën. “U minua llogaridhënia.
“Ligji i bërë nga maxhoranca mbetet minues, që e ka konfirmuar edhe Presidenti aktual duke e vlerësuar regresiv. Në vend që të ecim drejt forcimit të llogaridhënies, ecet në drejtimin e kundërt. Arsyeja pse është firmosur mbetet një e drejtë e tij” tha ai.
Ishte kritik i ashpër me qeverinë për reformën zgjedhore. “Reforma zgjedhore, Edi Rama nuk ka asnjë interes për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ne jemi të hapur për gjithçka që garanton integritetin e zgjedhjeve, barazinë e votës dhe të drejtën e votimit për të gjithë qytetarët që jetojnë jashtë vendit”.
Kryeministri Edi Rama, referuar tij, tha dje se ish-Presidenti udhëhiqte revolucione imagjinare kur ishte në zyrën e kreut të shtetit. “Tani është e qartë se kemi të bëjmë me një diktaturë reale dhe jo imagjinare” u përgjigj Meta.
Meta: Rritja e çmimve dhe pastrimi i parave nuk e shqetëson qeverinë