Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa ka reaguar në lidhje me një ngjarje të bujshme që është bërë dje publike. Dervish Hasi, kardiologu që punonte në spitalin e Sanatoriumit kishte 3 gra dhe së fundmi kishte abuzuar me një 16 vjeçare për 2 vjet duke e prezantuar si gruan e tij të katërt. Eksperti i sigurisë e ka cilësuar kardiologun si versionin shqiptar të Jeffry Epstein.
Postimi i plotë:
#JeffreyEpstein ne versionin shqip!
Arrestohet kardiokirurgu i Sanatoriumit, akuzohet se abuzoi seksualisht dhe shfrytëzoi 16 vjeçaren për 2 vite! E prezantonte si gruan e katërt!
Nje mjek qē abuzonte me “pacientet” “grate e tij” dhe nje minorene, per prostitucion apo epshe, nje semafor i kuq ne sherbimet shendetsore, nen petkun e nje “besimtari” “mekatar” nje shqetesim serioz dhe trondites.
Dervish Hasi, me profesion kardio-kirurg, është arrestuar sot nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka shfrytëzuar një të mitur për prostitucion.
Por emri i tij nuk është i panjohur për policinë. Mjeku Hasa ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.
#Kodi penal duhet te ashpersohet per ndeshkim per abuzimet e sherbetoreve publik,
Punonjes policie!
Mjek!
Mesues!
Ushtarak!
Zyrtar!
Gjygjtar apo Prokuror!
Sherbetori te besimit fetar!