Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lindje të Anglisë, Norwich ku 4 persona janë gjetur të pajetë në një shtëpi.
Sipas “The Independent“, besohet se personat në fjalë ishin të afërt me njëri-tjetrin.
Po ashtu bëhet me dije se ishte një qytetar, i cili njoftoi policinë për ngjarjen e rëndë.
Punonjësit e policisë thyen derën për të hyrë dhe më pas u përballën me një pamje tragjike, ku gjeti katër trupat e pajetë.
Një tendë e bardhë është ngritur nga autoritetet për të hetuar dhe zbardhur ngjarjen teksa dyshimet e para janë se 4 personat mund të jenë asfiksuar, megjithatë policia nuk ka dhënë ende asnjë njoftim zyrtar.
Gjithashtu dhe identiteti i 4 viktimave mbetet ende i pa identifikuar si dhe kombësia e tyre.
Banorët e zonës janë traumatizuar nga ngjarja e rëndë teksa shprehen se djemtë ishin persona të qetë dhe nuk sillnin probleme.
Teksa po vijon procesi për identifikimin e tyre, njëkohësisht policia u ka kërkuar banorëve të zonës që të mos dalin nga banesat derisa të përfundojnë hetimet.