-sidi education-spot_img
21.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stuhia Polare “gjunjëzon” SHBA-në, 50 viktima, temperaturat -30 gradë Celsius.

Kryesoret

Një valë e ftohtë arktike ka përfshirë prej ditësh SHBA-në e Mesme dhe Lindore. Të paktën 50 njerëz në 10 shtete kanë vdekur, me Shërbimin Kombëtar të Motit që paralajmëroi për mot veçanërisht të rëndë gjatë fundjavës, raporton Independent.

Nebraska përjetoi temperatura deri -30 gradë Celsius, Nju Jork pa dëborë të madhe, ndërsa pemët u shkulën dhe shtyllat e energjisë u rrëzuan nga stuhia, në Oregon.

Oregon është goditur veçanërisht rëndë. Stuhitë e forta të borës shkulën pemët dhe shtyllat e energjisë elektrike, duke shkaktuar vdekjen tragjike të kalimtarëve. Dhjetëra persona kanë humbur jetën në të gjithë vendin nga vala e të ftohtit.

Bora e madhe dhe ngrica po godasin edhe Uashingtonin.

Kushtet e rënda të motit do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, ndërsa autoritetet paralajmërojnë temperatura veçanërisht të ulëta edhe në jug të SHBA.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit