-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Do stërvisim ushtarët tanë bashkë me Shqipërinë!

Kryesoret

Volodymyr Zelensky ka shprehur mirënjohje për kryeministrin Edi Rama, si rezultat i qëndrimit që Shqipëria ka mbajtur ndaj agresionit rus kundër Ukrainës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale “X”, presidenti i Ukrainës vlerëson mbështetjen e e kryeministrit shqiptar në këtë situatë të vështirë që po kalon Ukraina, duke përmendur dhe dëshirën dhe rëndësinë sipas tij e një programi të përbashkët për trajnimet ushtarake.

Gjithashtu ai shprehet se pas takimit në Davos, ai mbështetet në pjesëmarrjen aktive të një aleateje si Shqipëria në prag të Samitit Global të Paqes.

“Kam folur me kryeministrin Edi Rama për ta falënderuar për qëndrimin e vendosur të Shqipërisë ndaj agresionit rus ndaj Ukrainës dhe mbështetjen për vendin tonë, si dhe mbështetjen e mbrojtjes dhe politike.

Shqipëria mori pjesë në takimin e katërt të Formulës së Paqes në Davos. Detyra jonë aktuale është të përgatitemi për Samitin Global të Paqes dhe ne mbështetemi në pjesëmarrjen aktive të partnerëve tanë, përfshirë Shqipërinë.

Ne diskutuam gjithashtu mënyrat për të thelluar dialogun Ukrainë-Ballkan dhe për të avancuar bashkëpunimin tonë me karakter mbrojtës. Theksova gjithashtu rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të programeve të trajnimit të ushtarëve ukrainas me pjesëmarrjen e Shqipërisë”.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit