-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Borrell “fundos” Netanyahun: Vetë Izraeli financoi Hamasin për të shkatërruar Palestinën

Kryesoret

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka dalë me deklarata të forta në lidhje me luftën Izrael-Hamas ku thotë se vet Izraeli ka fuqizuar dhe financuar Hamasin për të sjellë fundin e Palestinës.

Këto deklarata Borrell i dha disa ditë përpara një takimi të këshillit prej 27 ministrave të jashtëm të hënën në Bruksel, ku ministrat e jashtëm izraelit dhe palestinez janë ftuar të marrin pjesë.

“Hamasi u financua nga qeveria izraelite në një përpjekje për të dobësuar Autoritetin Palestinez,” tha Borrell në një fjalim dje pasdite në Universitetin e Valladolid në Spanjë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nxitoi të hidhte poshtë akuzat.

“Izraeli ka lejuar që valixhe me miliona para nga Katari të hynin në Gaza në vitin 2018 për të ruajtur armëpushimin me komandantët e Hamasit atje” shkruan “Politico”.

Por në vitin 2019 Netanyahu duke folur në një takim të parties Likud, kishte theksuar se “kushdo që dëshiron të parandalojë krijimin e një shteti palestinez duhet të forcojë Hamasin”.

Borrell nga ana tjetër theksoi se krijimi i një shteti palestinez është i nevojshëm për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme.

“E vetmja zgjidhje është krijimi i dy shteteve që do të ndajnë territorin për të cilin po vdesin prej 100 vitesh”, theksoi ai, duke shtuar se një zgjidhje e tillë duhet të imponohet nga faktorë të jashtëm.

Një propozim i cili u refuzua fuqishëm nga Izraeli një ditë më parë, me Natanyahun që premtoj vazhdimin e sulmeve offensive në Gaza deri sa Hamasi të shkatërrohet dhe pengjet të lirohen.

Ne nuk do të kënaqemi me asgjë më pak se një fitore absolute,” tha Netanyahu.

Këshilli i Punëve të Jashtme të BE-së të hënën do të diskutojë situatën aktuale në Lindjen e Mesme, ku ndër të tjera do të diskutohet për një plan të mundshëm paqeje, i cili parashikon krijimin e një shteti të pavarur palestinez, garanci për shtetin e Izraelit dhe normalizimin e marrëdhënieve me shtetet arabe.

Zyrtarët europianë përpara këshillit thonë se zgjidhja me dy shtete është një çështje që mund të avancohet përpara përfundimit të luftës, pasi nevojitet një “horizont politik” për të formësuar fazën e saj përfundimtare.

Në fund të fundit, ministri i Jashtëm egjiptian, si dhe homologët e tij nga Jordania dhe Arabia Saudite, si dhe sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, janë ftuar dhe do të marrin pjesë në takimin e së hënës në Bruksel. 27 ministrat e jashtëm do të kenë takime të veçanta me homologët e tyre izraelitë dhe palestinezë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit