Reshjet e dëborës kanë pushtuar qarkun e Korçës. Autoriteti Rrugor Shqiptar u kërkon drejtuesve të makinave që të pajisjen me goma dimërore dhe zinxhirë.
“Filluan reshjet e dëborës me intensitet mesatar🌨️ edhe në Qafë Plloçë-Maliq, Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë 🏔️
🚧Mjetet borëpastruese po punojnë 🚜 për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës🛣️
Qarkullimi vazhdon normalisht 🚘
⚠️Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në këto segmente me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore” njofton ARRSH.









