-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapet debati, PS po thur plan për kontrolluar drejtësinë? Reagimet

Kryesoret

Partia Socialiste po bën gati disa ndryshime ligjore me qëllim ngritjen e një grupi pune nga Kuvendi që do të kontrollojë, sipas saj punën e qeverisë dhe institucioneve të pavarura, përfshirë këtu edhe drejtësinë e re. Kjo gjë ka shkaktuar reagimet e para.

Një ditë më parë, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një konference me gazetarët foli për planin e qeverisë socialiste për të kontrolluar sipas tij dhe goditur SPAK dhe organet e reja të drejtësisë.

Sipas Bashës procesi për të kontrolluar SPAK bëhet përmes një komisioni të ashtuquajtur të të drejtave të njeriut që shkelen nga institucionet e drejtësisë. Ai theksoi se nëse ky plan është i vërtetë, atëherë PD do të jetë 100% në bllok kundër kësaj iniciative.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një postim në rrjete sociale reagoi duke e cilësuar tym për t’u hedhur shqiptarëve në sy hirin e një plani djallëzor “të socialistëve të alarmuar kundër Spakut”.

“Kjo është nga ato të pavërtetat që janë aq qesharake sa nuk ia vlen t’i konsiderosh. Por, vlen sot për t’i këshilluar të gjithë të interesuarve t’i kthehen fjalës së kryeministrit në Kongresin e 8 dhjetorit.

Aty do t’i gjejnë edhe nga nisen planet që po bëjnë socialistët, për të cilat drejtuesit politikë, kabineti qeveritar dhe drejtuesit e komisioneve të Kuvendit, u mblodhën dy ditë në Lezhë.

Tre janë drejtimet e punës dhe planeve tona “djallëzore” për sa më lart:

1) Garantimi i pakthyeshmërisë së progresit të bërë deri këtu;

2) Modernizimi i çdo gjymtyre e organi të shtetit;

3) Rritja e kapitalit njerëzor të administratës publike” tha ajo. Por debati sapo është hapur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit