-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i keq/ Rama: Po bëhet maksimumi! 1500 punonjës në terren

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e motit me reshje dëbore që ka përfshirë vendin dhe masat që merren nga autoritetet për të përballuar çdo vështirësi.

Rama thotë se aktualisht 1500 punonjës të OSSH ndodhen në terren për të siguruar furnizimin me energji elektrike në 12 rajonet e vendit.

“Me të gjitha kapacitetet në terren për menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e përkeqësimit të motit. Mbi 1500 punonjës të #OSSH, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike.

Ndërkohë, #ARRSH ka mobilizuar të gjitha grupet e punës për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore dhe garantuar siguri në lëvizje. Ftojmë qytetarët të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës. Puna në terren po vijon në çdo zonë ku janë raportuar problematika”, shkruan Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit