-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Gonxhe shkel ligjin, ministër dhe pronar i kompanisë private

Kryesoret

Zëdhënësja për Anti-korrupsionin në Partinë Demokratike të grupimit të Rithemelimit, Genta Vangjeli kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të sapo zgjedhur Blendi Gonxhe. Vangjeli theksoi se Gonxhe vijon të shkelë haptazi ligjin, pasi sipas saj, ai vazhdon të jetë pronar i një kompanie private.

Blendi Gonxhja, ministri i ri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e ka marrë dhe qëndron në detyrë në shkelje të ligjit. Në datën 12 janar 2024, presidenti i Republikës e dekretoi Blendi Gonxhen ministër duke begenisur Kryeministrin, por duke shpërfillur ligjin. Sipas ekstraktit të lëshuar nga QKB më datë 19 janar 2024 subjekti tregtar Albarent shpk me status aktiv, vazhdon të ketë ka si pronar me 100% të kapitalit shtetasin ministër Blendi Gonxhja.

Kryeministri, Zëvendëskryeministri, ministri dhe zëvendësministri: b) nuk mund të ushtrojnë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme c) nuk mund të zotërojnë në mënyrë aktive aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare, pavarësisht nga fusha e veprimtarisë së saj. Si mundet të ushtrojë detyrën e lartë shtetërore të ministrit pronari i shoqërisë tregtare Albarent shpk? A është ai në konflikt interesi?

A do ta përdorë postin për të favorizuar firmën e tij nëpërmjet koncesionesh, tenderash etj? Blendi Gonxhja, përpara marrjes së detyrës së ministrit duhej, ose të ishte vetëpërjashtuar nga shoqëria tregtare ose të refuzonte detyrën shtetërore…” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit