Lëvizja e automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë tani është e mundur vetëm me zinxhirë, për shkak të reshjeve të shumta të dëborës dhe ngricave, njofton policia.
Po ashtu, blutë njoftojnë se në këtë aks rrugor është bllokuar lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë.
“Aksi rrugor “Librazhd-Qafë thanë” është përfshirë nga reshjet e dëborës, dhe aktualisht lëvizja e automjeve kryhet vetëm me zinxhirë.
Ndërkohë, në këtë aks rrugor është bllokuar lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë
“Policia e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të mos qarkullojnë pa goma dimërore e zinxhirë dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve në terren. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112” njofton policia.