-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vazhdon moti i keq në vend, ja si paraqitet situata në Korçë

Kryesoret

I gjithë qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës ditën e sotme duke shkaktuar jo pak probleme.

Momenalisht është duke u punuar për kriposjen e rrugëve dhe mirëmbajtjen e akseve kryesore nacionale.

Në terren janë 21 borëpastruese, 8 fadroma, 11 kamionçina dhe 7 kamiona, kryesisht në akset Qafë Thanë- Pogradec- Korçë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, Leskovik-Çarshovë, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë, K/Zëmblak-Doganë- Goricë, Maliq-Lozhan Moglicë, Podgorie-K/Zvezdë, Bilisht-Miras.

Sakaq, raportohet se nga bashkitë po punohet për rrugët dytësore, lidhëse dhe qendrat e qyteteve, ndërsa deri tani është bashkëpunuar dhe me strukturat e policisë për normalizimin e qarkullimit.

Po ashtu autoritetet kanë këshilluar drejtuesit e automjeteve për përdorimin e gomave dimërore dhe zinxhirëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit