Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu për në 24 janar shqyrtimin e ankimit të Fredi Belerit kundër vendimit që i refuzoi lejen e posaçme për t’u betuar si kryebashkiak. Seanca në Apel dështoi pasi përfaqësuesi ligjor i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka qenë pa prokurë.
Aktualisht, Beleri po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje” dhe procesi ndodhet në fazën e pyetjes së dëshmitarëve të prokurorisë. Sipas SPAK, ai ka premtuar shuma parash në këmbim të votave të sigurta në procesin zgjedhor të 14 majit.