Ish-agjenti i inteligjencës shqiptare, Agron Neza është paraqitur në SPAK.
Prokuroria e Posaçme ende nuk dihet zyrtarisht se përse e thirri, por ajo që me siguri dihet është që emri i tij doli në dosjen e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së për Nju Jorkun, Mcgonigal.
Sipas aktakuzës, Mcgonigal ka marrë 225 mijë dollarë pagesa sekrete nga Agron Neza. Për dosjen shqiptare vendimi për McGonigalin do të jepet në shkurt.
SPAK ka nisur verifikimet pas padisë që bëri Gazment Bardhi pasi në këtë dosje përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama.
Pak javëmë parë në SPAK ishte edhe Dorian Duçka, që përsëri përmendet në dosje.