-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjysmë i zhveshur larg makinës, po hapet telefoni! Kush e ekzekutoi babanë e dy fëmijëve?

Kryesoret

Mediat italiane zbardhin detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Bledar Dedja, prind i dy fëmijëve, jetonte prej vitesh përtej Adriatikut. 39-vjeçari që jetonte në Asolo (Treviso) u gjet i masakruar me thikë mëngjesin e së dielës në pyjet e Paderno del Grappa.

Hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për takim që përfundoi keq. Ai me gjasë tentoi t’i ikte vrasësit, duke u larguar gati 100 metra nga makina, që u gjet në vendin ku ndodhi krimi.

Po sipas dyshimeve të para, vrasja e 39-vjeçarit nuk ka ndodhur për shkak të një tentative për ta grabitur. Portofoli dhe të gjitha sendet personale nuk janë prekur nga vrasësi.

39-vjeçari u gjet gjysmë i zhveshur dhe për këtë arsye policia po heton mundësinë e një krimi pasioni. Thika me të cilën është kryer krimi nuk është gjetur ende.

Karabinierët kanë marrë po ashtu në pyetje familjarët dhe miqtë e 39-vjeçarit. Kryesore për ta është të zbulojnë se kë do të takonte pasditen e së shtunës. Goditja fatale ishte në mushkëri, ndërsa të shumta janë plagët që mori në duar në tentativë për t’u mbrojtur.

Zona ku ndodhi vrasja nuk është e mbuluar me kamera sigurie publike. E vetmja shpresë është që makina Mercedes e viktimës të jetë kapur në një prej kamerave private të instaluara nga shtëpitë private në zonë.

Kapi thikën dhe iku me vrap! Pista dhe dyshimet, si u vra babai i dy fëmijëve në pyll?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit