-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“E ke gati në hotel”! Tre adoleshente shfrytëzohen në Fushë Krujë

Kryesoret

Shfrytëzonin për prostitucion tre vajza të mitura në Tiranë, vihen në pranga tre autorët e dyshuar, Samuel Doku, Kastriot Kullaj e Fabjon Cangu dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Procedohen në gjendje të lirë 3 vajzat të moshës 15, 16 dhe 17, për ushtrim prostitucioni. Sekuestrohet sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis dhe 3 aparate celulare.

Në kuadër të këtij operacioni:

  • u ndaluan Samuel Doku 21 vjeç, Kastriot Kullaj 24 vjeç, dhe Fabjon Cangu 20 vjeç, të tre banues në Larushk;

  • u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi K. D., 22 vjeç, banues në Larushk;

  • u proceduan penalisht 3 shtetase të moshës 15, 16, dhe 17 vjeçe.

HETIMET

Sipas policisë tre të arrestuarit së bashku me shtetasin e shpallur në kërkim, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion tre shtetase të mitura, të moshës 15, 16, dhe 17 vjeçe, kundrejt përfitimeve monetare.

Autorët e dyshuar, pasi kontaktonin me persona të tjerë, i adresonin ata për në hotelet ku akomodoheshin të miturat, në zonën e Larushkut, Fushë Krujës, dhe në Arameras.

Tre të miturat e proceduara, janë larguar nga banesat përkatëse në muajt qershor, shtator dhe tetor të vitit të kaluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit