Një aksident ndodhi këtë të mërkurë në aksin rrugor Vlorë-Fier. Dy makina përplasën një bari, i cili po tentonte të kalonte rrugën.
74-vjeçari Naun Kaçani, mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në spital. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.