-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trafikonte armë zjarri në Tiranë, në pranga 31-vjeçari dhe 2 “furnizuesit”

Kryesoret

Në kuadër të operacionit policor “Tempulli 2” është arrestuar një 31-vjeçar i cili rezulton se bënte trafik armësh në Tiranë.

Personi me inicialet R.C., është banues në kryeqytet dhe nga kontrollet e policisë ju gjetën me vete një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri kallashnikov dhe sasi municioni luftarak.

Gjithashtu janë ndaluar nga uniformat blu dhe dy personat e dyshuar se e furnizonin 31-vjeçarin me armë.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor mbarëkombëtar i koduar “Tempulli 2”. Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, angazhim maksimal për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në veprimtari kriminale.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për një 31-vjeçar që trafikonte armë zjarri në qytetin e Tiranës.

Gjithashtu ndalohen dhe dy shtetas të tjerë, që i siguronin armët e zjarrit, 31-vjeçarit.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri kallashnikov dhe sasi municioni luftarak.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, ndjekur me metoda speciale të hetimit, kanë ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për shtetasin R. C., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u ndaluan shtetasit A. Sh., 24 vjeç, dhe M. B., 44 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasit A. Sh., dhe M. B., siguronin armë zjarri të cilat ia shisnin shtetasit R. C., dhe më pas ky i fundit i shiste tek persona të tjerë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri kallashnikov dhe sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit