-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditje pas shpine dhe vrap! Kush e qëlloi taksistin në pikë të mëngjesit në Tiranë?

Kryesoret

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi i vodhi një shumë parash një taksisti me të cilin po udhëtonte. I riu goditi me thikë taksistin, i mori paratë dhe tentoi të largohej me vrap, por pas ndjekjes së menjëhershme të shërbimeve të policisë, 24-vjeçari u arrestua në flagrancë.

Taksisti 57-vjeçar u transportua me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë që materialet në ngarkim të të riut i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se ditën e djeshme, rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Rrugën e Kavajës, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë një shumë parash, goditur me mjet prerës, taksistin me të cilin udhëtonte, dhe më pas ishte larguar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i ndjekjes së menjëhershme, në rrugën “Sandër Prosi”, është kapur nga shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shtetasi G. M., 24 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, orët e para të ditës së djeshme, ka hipur në një taksi në rrugën “Ibrahim Rugova”, dhe gjatë udhëtimit, ka goditur me mjet prerës shoferin e taksisë, shtetasin M. K., 57 vjeç, duke i vjedhur atij një shumë parash, dhe më pas është larguar”, thuhet në njoftimin e policisë.

E rëndë në Tiranë! I riu godet me thikë taksistin dhe i merr lekët

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit