Ish-ministri Ilir Beqaj është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje për çështjen e sterilizimit.
“Dihet çdo të premte unë jam këtu. Oficeri i Byrosë Kombëtare të Hetimit më konfirmoi që hard diskun e kompjuterit do ta marr të martën”, tha Beqaj.
Në nëntor 2023 me kërkesë të SPAK gjykata caktoi masën detyrim paraqitje për ish-ministrin nën akuzë për shpërdorim detyre.









