11 zyrtarë të kadastrës së Lezhës janë pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë nga gjykata me arsyetimin se nuk kanë pranuar që të zbatojnë një vendim të marrë nga drejtësia për një pronë në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Zyrtarët e pezulluar janë Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj, Xhentil Gjegji, Vitore Lleshi dhe Diljana Prenga.