-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Djaloshi i Artë” vjen në Tiranë, në 1 shkurt çelet ekspozita e legjendës Paolo Rossi

Kryesoret

Më datë 1 shkurt në Tiranë do të çelet ekspozita mbi jetën dhe karrierën e legjendës së futbollit italian dhe ati botëror, Paolo Rossit, i cili me kombëtaren “azzure” fitoi botërorin dhe “Topin e Artë”.

Kjo ekspozitë do të mbahet në Muzeun Kombëtar dhe do të zgjasë 24 dit, gjithashtu do të jetë falas për publikun.

Në ceremoninë e inaugurimit, që do të zhvillohet në ambientet e Muzeut Kombëtar më 1 shkurt duke nisur nga ora 16:00, do të jenë të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Ambasadori Italian në Shqipëri, Fabrizio Buçi, Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.

Gjithashtu bashkëshortja e Paolo Rossit, Federica Cappelletti, ish-trajneri Arrigo Sacchi, ish-futbollistët e famshëm Antonio Cabrini dhe Marco Tardelli gjithashtu dhe arbitri izraelit i finales së Botërorit 1982, Itali–Brazil, Abraham Klein.

Në veçanti, ekspozita do të paraqesë nëpërmjet telajove, paneleve, stampave, banerave, flamujve, monitorëve, dokumenteve dhe fotove një rrugëtim nga debutimi e deri në përmbylljet e karrierës së legjendës italiane me mbi 500 relike unike përfshirë këtu dhe trofetë më të rëndësishëm:

Topin e Artë të vitit 1982 nga “France Football”

Trofeun e Këpucës së Artë të golashënuesit më të mirë të Botërori “Spanjë 1982”

Trofeun e Topit të Artë si lojtari më i mirë Botërorit “Spanjë 1982”

Bluzën e finales së Botërorit “Spanjë 1982”

Këpucët e tripletës në ndeshjen ndaj Brazilit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit