-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Do i kthejmë në Afrikë! Gjermanët protestojnë kundër dëbimit të emigrantëve

Kryesoret

Zbulimi i një plani të ekstremit të djathtë për dëbimin e të huajve nga Gjermania mobilizon gjermanët kundër AfD.
Shkak për nisjen e protestave masive u bë zbulimi nga gazetarë investigativë të institutit kërkimor “Correctiv”, se anëtarë të AfD ishin takuar në 25 nëntor në Potsdam, për të diskutuar një plan “riemigrimi”, po të vijë në pushtet AfD në Gjermani. Ekstremisti i djathtë austriak, Martin Sellner, propozoi në atë takim të fshehtë një plan me të cilin “të kthehej mprapsht, vendosja e të huajve” në Gjermani. Me të huaj, ai kuptonte azilkërkuesit, persona me leje qëndrimi në Gjermani, por edhe shtetas gjermanë “të paasimiluar” me origjinë të huaj.

Të gjithë këta do të dëboheshin në një “shtet model” në Afrikën e Veriut. Procesin ekstremistët u quajtën me eufemizëm “riemigrim” (riemigrim = lexo: dëbim). Kjo është ide analoge me idenë e nazistëve, të cilët kishin zgjedhur ishullin e Madagaskarit, si vend deportimi për personat e padëshiruar. Përfaqësuesit e AfD-së në takim, jo vetëm që nuk e kundërshtuan planin, por e mbështetën.
Menjëherë sa u publikua raporti, gjashtë shoqata juristësh gjermanë, ndër ta Federeta e Gjyqtarëve Gjermanë dhe Dhoma Gjermane e Avokatisë, thanë se takimi është sulm kundër kushtetutës dhe shtetit juridik. Ata thanë se takimi mund të kthehet në një “konferencë të dytë Wannsee”.

Siç dihet, në vitin 1942, konferenca e Wannsee (Wannsee-Konferenz), po në Potsdam, vendosi të ashtuquajturën “zgjidhje përfundimtare” kundër hebrenjve: koordinimin e shfarosjes sa më efikase të hebrenjve të Evropës.

Reagim i politikës

Brenda pak orësh pas botimit të artikullit investigativ, kancelari Olaf Scholz deklaroi në rrjetin X, se çdo plan për të dëbuar migrantët është “një sulm kundër demokracisë dhe kundër të gjithëve ne”. Pak ditë më vonë, Scholzi dhe ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock morën pjesë vetë në protestën e mbi 10.000 vetëve në Potsdam, kundër ekstremizmit të djathtë. Një sërë politikanësh janë pozicionuar, me fjalime, edhe si pjesëmarrës në demonstrata.
Masivitet historik i protestave

Në protesta deri tani, kanë marrë pjesë rreth 1 milion vetë: ministria e Brendshme foli për 900.000, organizatorët për 1,4 milionë vetë. Protestat më masive qenë në datat 19.01., 20.01. dhe 21.01. Por ato vazhdojnë: 15.000 vetë kanë protestuar ditët e fundit në landin e Rinit-Verior Vestfalisë (NRW).

Janë protestat më të mëdha në historinë e Gjermanisë, pas protestave kundër luftës së Vietnamit dhe lëvizjes qytetare në RDGJ, kujtoi një ekspert. Në disa qytete, si në Mynih dhe në Hamburg, organizatorët u detyruan madje t’i ndërpresin demonstratat për shkak të mbingarkimit të qyteteve nga numri i jashtëzakonshëm i njerëzve. Në Berlin kundër AfD-së demonstruan 350.000 vetë, në Mynih demonstruan 250.000 vetë; në Hamburg 160.000 vetë; 70.000 vetë demonstruan në Këln; 60.000 në Leipzig; 50.000 vetë në Dresden.

Ndiqni artikullin e plotë në: DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit