-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DOKUMENTI/ Gjyqtarja: Më kërcënoi prokurori

Kryesoret

Gjyqtarja Arnisa Këlliçi, e cila është vendosur nën mbrojtje nga Garda me urdhër të KLGJ-së pas denoncimit që mori pak ditë më parë, ka bërë një tjetër hap duke denoncuar rastin me emra konkretë dhe gjithashtu kërkoi nga prokuroria e Tiranës të deklarojë mungesë kompetence në lidhje me kallëzimet e bëra nga ana e saj për kërcënimet.

Gjyqtarja deklaron hapur dhe qartë se dyshon se njëri nga kërcënimet i ka ardhur indirekt (nëpërmjet Kancelarit të Gjykatës) nga prokurori Adriano Dyrmishi, i cili ushtron detyrën pranë kësaj prokurorie.

“Sot më datë 26.01.2024, në deklarimet e dhëna përpara jush si Prokurore dhe OPGJ-së, kam bërë me dije se dyshoj që njëri prej kërcënimeve ka ardhur indirekt (nëpërmjet Kancelarit të Gjykatës) nga Prokurori Adriano Dyrmishi, i cili ushtron detyrën pranë Prokurorisë suaj.

Po ashtu, pas identifikimit nga hetimet e deritanishme të datës se kur letra kërcënuese e ardhur kundrejt meje është përcjellë në zyrën time, kam bërë me dije se Prokurori ka qenë pikërisht në atë datë në zyrën time.

Duke patur parasysh këtë fakt, si dhe në kushtet kur jam gjyqtare e po së njëjtës Gjykatë, në bazë të neneve 78 e 84 të Kodit të Procedurës Penale, kërkoj deklarimin e mungesës së kompetencës së Prokurorisë suaj dhe dërgimin e akteve një Prokurorie të ndryshme më të afërt. Me vlerësim për punën tuaj të deritanishme dhe me konsideratë gjyqtare Arnisa Këlliçi” mbyllet letra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit