Një 44-vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Korçës pasi fillimisht nuk iu bind urdhrit për tu ndalur por ka kërkuar të largohet.
Më vonë në makinën e tij tip “BMW” u gjetën 5 emigrantë të paligjshëm të cilët 44-vjeçari Emiljano Peshku po trafikonte në këmbim të parave.
Në kërkim është shpallur dhe bashkëpunëtori i tij një 26-vjeçar me inicialet Xh.S.
Njoftimi i polciisë:
Gjatë natës, në dalje të Pogradecit, i është bërë shenjë për ndalim, automjetit që drejtonte 44-vjeçari. Ai nuk i është bindur urdhrit, por ka vazhduar lëvizjen. Menjëherë, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje, kanë bërë ndalimin e automjetit, në fshatin Qukës, Librazhd, dhe kanë arrestuar shtetasin E. P., ndërsa shtetasi Xh. S. (pasagjer në këtë automjet), duke përfituar nga errësira, është larguar. Vijon puna për kapjen e tij.
Në automjetin tip “BMW” që drejtonte i arrestuari, ishin 5 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët po transportoheshin kundrejt pagesave, nga 2 shtetasit, për të kaluar ilegalisht, kufirin, me destinacion vendet e BE-së.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.