Një 30-vjeçar është kapur nga policia e Tiranës pasi iu gjet me vete pistoletë imituese, një thikë si dhe dy stema policie.
I riu i identifikuar si Spajdi Selamaj, është arrestuar në rrugën “Siri Kodra” teksa po qarkullonte me automjetin e tij tip ‘benz’.
Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një pistoletë imituese, një mjet prerës, dy stema dhe një portofol si ato të Policisë.