-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po shisnin kanabis dhe kokainë, “Tempulli 2” i vë prangat dy të rinjve

Kryesoret

Dy të rinj 19 dhe 23 vjeç janë arrestuar në Lezhë në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli 2”, pasi u kapën duke shitur lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë qarkun dhe i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Policisë së Lezhës, goditën 2 raste të shpërndarjes së dozave të lëndëve narkotike.

Për rastet u arrestuan në flagrancë shtetasit E. P., 23 vjeç, banues në Lezhë dhe R. P., 19 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë.

23-vjeçari u kap në qendër të qytetit të Lezhës, ndërsa 19-vjeçari u kap në Shëngjin, teksa posedonin me qëllim shitjen, përkatësisht një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndara në doza.

Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit