Psikologia Arjana Muçaj komentoi rastin e 35-vjeçarit, Jetnor Zhaboli i cili izoloi në shtëpi, nënën gruan dhe dy fëmijët e tij të mitur.
Ajo theksoi se në këtë rast Zhaboli është ka çrregullim të personalitetit që dyshon në çdo gjë.
Sipas saj 35-vjeçari është paranojak, ku dyshimet e tij i përcjellë dhe tek personat që e rrethojnë.
“Çrregullimet e personalitetit mund t’i gjejmë kudo. Në rastin konkret unë mendoj se duhet të jetë paranojak. Këta janë njerëz që dyshojnë në çdo gjë. Janë aq shumë dyshues saqë këtë gjë e përcjellin dhe tek personat që jetojnë. Veprimet tregojnë më së miri se çfarë lloj individi është ai.
E parë nga kjo dhe policia nuk mundi të ndërhyjë e vetme por kërkuan ndihmën e psikologut. Është dashur të shkojmë në familje dhe të hyjmë me forcë”-tha ajo.
“Dëgjonte zëra”! Sociologia te “5Pyetjet.al”: Pse e “burgosi” burri familjen me kamera në tualet?