-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pamjet/ Dy të maskuar sulmuan me armë kishën gjatë meshës, lanë pas 1 viktimë

Kryesoret

Një sulm i armatosur ka ndodhur gjatë meshës të së dielës në kishën italiane “Shën Maria” në lagjen Sarıyer të Stambollit, duke lën pas 1 viktim.

Në lidhje me këtë incident ka reaguar edhe  ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya, i cili  tha se një person humbi jetën pas sulmit.

Sipas ministrit, sulmi ndodhi rreth orës 11:40 me orën lokale, kur dy persona të armatosur dhe me maska sulmuan me armë.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm të poshtër”, tha ministrit.

Sipas CNN turk autorët që kryen sulmin erdhën në kishë me armë automatike.

Lidhur me sulmin, zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik tha: “Ne dënojmë fuqishëm sulmin e armatosur ndaj një qytetari tonë gjatë shërbimit në kishën Santa Maria në Sarıyer, Stamboll. Forcat tona të sigurisë po kryejnë një hetim në shkallë të gjerë për këtë çështje. Ata që kërcënojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve tanë nuk do t’i arrijnë kurrë qëllimet e tyre.”

Sulm me armë në një kishë italiane në Stamboll, një i vdekur

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit