Në përvjetorin e 27-të të Masakrës së Mejës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar homazhe në varrezat e civilëve të vrarë në Mejë dhe te pllaka përkujtimore e të rënëve në Korenicë.
Ai ka theksuar se kujtimi për këto masakra është një obligim për të gjithë dhe një angazhim për të sjellë para drejtësisë ata që ishin përgjegjës për këto krime.
“Më 27 prill, janë bërë 27 vjet nga kjo masakër dhe ne kujdesemi që asnjëherë të mos harrojmë e gjithmonë të përkujtojmë gjakun e derdhur për liri të martirëve dhe dëshmorëve të kombit.”
Ai gjithashtu kërkoi që të bëhen më shumë përpjekje për zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe të bëhet trysni ndaj autoriteteve serbe për të nxjerrë të vërtetën.









