Një aksident ka ndodhur gjatë natës në aksin Gjirokastër-Mashkullorë. Tre të plagosurit gjenden në spitalin e Gjirokastrës. Një burrë dhe një grua çift që udhëtonin me një mjet tip “Benz” dhe një burrë me një mjet tip “Golf”.
“Rreth orës 22:45, në aksin rrugor “Ura e Kardhiqit- Gjirokastër”, automjeti me drejtues shtetasin F. K., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. K., 31 vjeç. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere, shtetasja A. M., 23 vjeçe. Të tre të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spital” njofton policia.