-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimet e Kadaresë me At Zef Pëllumbin/ Gjekmarkaj: Isha dëshmitar i bisedave mes dy kolosëve

Kryesoret

Profesori i letërsisë Agron Gjekmarkaj u shpreh mbrëmjen e sotme te “5Pyetjet nga Babaramo” se Ismail Kadare ka pasur mjaft ndikim jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Studiuesi risolli në vëmendje konferencën e Rambujesë dhe ndikimin e Kadaresë tek UÇK.

Ismail Kadare ka qenë shumë ndikues si në Kosovë dhe Shqipëri. Vepra e tij është lexuar me lupë. Më shumë se nacionalizimi agresiv, Kadare sikur e shpreh gjithmonë nuk ka shteg që të kalojë inferioriteti përballë tjetrit, që të ndihet shqiptari inferimor përballë tjetrit. Këtë e ka demonstruar me veprën, cilësinë e shkrimit dhe në këtë kontekst i ka bërë shërbime edhe çështjes së Kosovës.

Edhe përmes veprave të ndryshme, polemikave me kundërshtarët e lirisë së Kosovës apo Konferenca e Rambujesë ka qenë nga më deçiviziet për të bindur pjesën e UÇK-së për të firmosur atë marrëveshje. Ka një letër ku u drejtohet anëtarëve të delegacionit për rëndësinë e asaj firme” tha ai.

Agron Gjekmarkaj: Nobeli, politik! Kadare mund ta kishte marrë herët

Më tej, Gjekmarkaj tha se ka qenë dëshmitar i takimeve dhe bisedave mes dy kolosëve, At Zef Pëllumbit dhe Ismail Kadaresë.

Kam qenë aty dhe ka qenë një respekt reciprok. Secili i rrinte idesë së vet duke e respektuar idenë e tjerit edhe pa qenë dakord. Kanë qenë bisedat më interesante.

Deri tek mënyra si mund t’ia mbushin gotën e rakisë njërit tjetrit. Ngjanin si dy vellezër, dy gjeni të ndryshëm, që të ndarë nga rrethana dhe një ditë e gjejnë njëri tjetrin për t’u ballafaqur me shumëçka dhe për të përkufizuar horizontin e përbashkët të tyre dhe shqiptareve” tregoi ai.

Kadare 88-vjeç, Gjekmarkaj: Unik, por nuk është produkt i traditës shqiptare

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit