Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke thënë se është vëllai i tij dhe se prej tij nuk e ruan shpinën, referuar debatit për pjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje në mënyrë indirekte në zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni i rreshtuar me opozitën shqiptare.
“Unë ju kam vëllezër të gjithëve edhe Albinin e kam vëlla nuk e ruaj shpinën nga askush. Sa i përket Talat Xhaferit, është kryeministër se tabin ja ka dhënë marrëveshja e Ohrit dhe duhet t’i dalë zotë në këtë vend ai nuk duhet të jetë opinion i dikujt ai duhet të jetë kryeministër i të gjithëve për aq kohë sa është”, është shprehur ai.