Arrestohen në Tiranë tetë persona dhe vihen në hetim tre të tjerë për bastet e paligjshme. Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, 10 aparate celulare që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.
“U arrestuan O. R., 29 vjeç, F. S., 37 vjeç, E. Sh., 36 vjeç, B. M., 35 vjeç, A. B., 38 vjeç, N. T., 49 vjeç, I. M., 19 vjeç, dhe O. H., 37 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit Sh. A., E. I., dhe D. H.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjektet e këtyre shtetasve, janë gjetur telefona që shërbenin për vendosjen e basteve sportive dhe linqe, që shërbenin për këto baste. Gjithashtu në shumicën e telefonave të këtyre shtetaseve, u gjetën skedina dhe kredite, me qëllim vendosjen e basteve sportive të klientë të ndryshëm” njofton policia.