-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arsenali rigjen hapin “titull”, triumfon ndaj Nottingham

Kryesoret

Arsenali mori triumfin e dytë radhazi në kampionat, pasi triumfoi 1-2 ndaj Nottingham në transfertë. Në të 23-tën, mysafirët lëshuan sinjale në drejtim të portës së mbrojtur nga portieri amerikan, Turner. Gjithsesi, goditja e Martinellit u bllokua nga prapavija.

Ekipi i Artetas u tregua i rrezikshëm sidomos nga krahët. Gooners mund të kishin shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh, nëse Bukayo Saka do koordinohej mirë nga brenda zonës.

Për të ardhur te goli, Gabriel Jesus zhbllokoi takimin, në minutën e 65-të. Pak më vonë, Saka siguroi fitoren me golin e qetësisë. Goli i vendasve me Taiwo Awoniyi në fund shërbeu vetëm për statistikë.

Me këtë rezultat, Arsenali është në vendin e dytë me 46 pikë. Nottingham endet në vendet e fundit. Në ndeshjet e tjera bie në sy suksesi i thellë me shifrat 4-0  i Luton ndaj Brighton.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit