-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E reja dhe e vjetra/ Eksperti te “5Pyetjet.al”: Kush e vrau djalin e “Buzëderrit” të Vlorës?

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi dje nga Durrësi se do të hapen dosjet e vjetra të ngjarjeve pa autorë në këtë qark, vrasje dhe atentate. Por sa është e mundur kjo? Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa në një intervistë me skype për “5Pyetjet.al” thotë se duhet nisur nga Tropoja për për të shkuar deri në Vlorë.

Në vitin 2023 Shqipëria mori një laborator të ADN-së nga Britania që u pompua dhe u tha se i shtohet policisë që nëse ato prova nëse janë ruajtur me kujdes të hedhin dritë tek ata persona tek ato persona që mund të kërkojmë rizgjimin.

Ka dosje të bujshme, nga vrasja e deputetit Fatmir Xhindi, sulmin ndaj Top Channel, rastin e fundit në Vlorë, por edhe shumë atentate. Vrasje që lidhen me Tropojën, Gëzim Gjyriçin, Kastriot Reçin në Rrëshen, kemi Kristjan Breshanajn në Vlorë, Gjin Ndojn në Shkodër” tha ai.

Në 7 Janar të këtij viti u ekzekutua në ballkonin e banesës, Gëzim Sinomati në Vlorë, por ende nuk kemi asnjë të arrestuar. Eksperti Softa thotë se e sheh të vështirë rastin për t’u zbardhur, por jo të pamundur.

Është një çështje në hetim. Ka të dhëna optimiste që të shkojë drejt zbardhjes por derisa nuk ka informacione dhe cdo gjë është e mbyllur brenda atij grupi që bën hetime, unë e shoh të vështirë, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të ketë rezultat.

Rasti i zbardhjes së vrasjes së Ardian Nikuljt është një model. Ky është tregues që kur puna e mirë organizuar jep rezultate.  Edhe këtu në Vlorë themi që një nga pistat është hakmarrja nga ngjarjet e kaluara, por mund të jenë edhe ngjarjet e reja” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit