-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eksperti te 5Pyetjet.al: Të hapet celulari, pistë e re për vrasjen e Liridonës

Kryesoret

Ditët e fundit në mediat në Kosovë kanë dalë të gjitha dëshmitë e Naim Murselit dhe bashkëpunëtorëve të tij që pagoi për të vrarë gruan, Liridona Ademajn. Porositësi e ka lidhur me xhelozinë, por eksperti i sigurisë Fatjon Softa në një lidhje me skype për “5Pyetjet.al” mendon se ka pista të tjera për të shkuar tek e vërteta.

Unë mendoj se mund të ketë edhe pista të tjera, nga këto të dhënat e fundi, sepse çështja është në hetim. Fakti që sipas tij në celularin e së ndjerës ka arritur një mesazh e cila ka krijuar një prishje të marrëdhënies mes tyre dhe fakti që sipas tij unë e kam konstatuar se më ka tradhtuar dhe se e bëri për hakmarrje.

Çfarë mesazhi ka arritur, çfarë është thënë dhe çfarë ka ditur ajo. Ajo që thotë ky, se më ka tradhtuar është pistë e shtirur. Ai ka thënie kontradiktore. Del me idenë ku thotë se armën e bleva unë dhe e pagova unë. Pse shkuan te vendi që shiste armën dhe pse e blenë? Janë disa momente që janë tjerrje. Hetimi do të zgjasë dhe nëse telefonat do të arrihen të zbërthehen do të kishim mundësi të zbërthenim shumë gjëra që ajo i mori me vete.

Personat që mund të kenë pasur një lidhje me atë, unë sipas analizës time, mund të ketë pasur një lidhje që mund të ketë dashur ta prishë këtë familje. Këtu mund të ketë nisur krisja apo problemet në çift. Xhelozia nuk ka sens që mund të çojë tek vrasja, që mund ta bënte më herët dhe në atë moment dhe jo stisje me grabitje” tha ai për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit