Vrasja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Florida të SHBA-së, ku shqiptarja Suela Saliaj u vra nga ish-bashkëshorti i saj 34-vjeçar Reanto Muhaj, ka shokuar opinionin publik.
Për ngjarjen kanë folur dhe ish-fqinjët e viktimës në fshatin Ngraçan në Mallkastër, me lotë në sy ata kanë treguar se vaza dhe familja e saj ishin njerëz tepër të respektuar në zonë dhe nuk mendonin kurrë se martesa e saj do të kishte një fund të tillë tragjik.
Renato Muhaj 34-vjeç, vrau bashkëshorten e tij Suela Saliaj dhe rrëmbeu më pas vajzën e tyre 8 vjeçe.
Pas ngjarjes, policia e arrestoi autorin dhe brenda pak minutash gjeti dhe vajzën e mitur.
Dinamika e plotë/ 34-vjeçari vrau gruan, qëlloi prindërit dhe u mori telefonat
Një banor i fshatit Ngraçan tregoi se me babain e viktimës ka qenë fqinj, teksa e vlerësoi atë si njeri dhe si infermier.
“E kemi patur komshie. Tani me çfarë më thanë mua, është vrarë në Amerikë çupa e Mukës.
Muka ka qenë njeri i mirë. Ka punuar infermier në Greçan, pastaj iku në Fier. Pastaj i doli llotaria për në Amerikë” tha një banor në një deklaratë për media.
Vlerësime për familjen ka shprehur dhe një tjetër banor i zonës, teksa thekson se ngjarja i ka tronditur dhe i ka lënë pa fjalë.
“Ishin familje shumë e mirë dhe kur i dëgjuam nuk i besuam. Vajza ishte shumë e mirë. Me babain e vajzaës jam rritur. Çiftin nuk e njihja se ata ishin në Amerikë. Ishin të ndarë ata. Vajza ishte shumë e mirë luante me fëmijët tanë. Vajza vinte në Fier. Kanë mbi 15 vjet që kanë ikur. Nuk kemi fjalë”, u shpreh banori tjetër.
Ne Ngracan banesa e familjes Saliaj është e mbyllur pasi prej vitesh aty nuk banon askush teksa tek të gjithë banoret kanë mbetur tashme vetëm kujtimet e mira dhe dhimbja për vajzën e vrare nga ish-bashkëshorti.
FOTO/ Kjo është bankierja shqiptare që u vra nga ish-burri në Florida