Nga dritarja e shtëpisë Sali Berisha tentoi që të frymëzonte edhe sonte militantët dhe deputetët që janë rreshtuar krah tij. U kërkoi që të arrestojnë Edi Ramën. Tha se të njëjtin fat do të ketë edhe kreu i SPAK-ut, Altin Dumani.
“Këto ditë ka pasur zhvillime, SHBA “kryqëzoi”, “gozhdoi”, akuzoi si kriminel që ka korruptuar njeriun kryesor të kundërzbulimit në SHBA, Edi Ramën. Edi Rama është kufomë e pakallur, t’i vërsulemi, ta arrestojmë, ta nisim drejt McGonigalit.
Po përpëlitet ku të fusë kokën. Prej disa ditësh ka bllokuar serverat, kompjuterat që i kërkon INTERPOL-i. Edi Rama i ke kohërat e numëruara, jep dorëheqjen. Nuk të shpëton dot Altin Dumani, do të ndani fatin bashkë. Të njëjtin fat me asnjë makinacion” tha ai.