-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

ICG: Nëse jo Asociacion, palët të gjejnë alternativa tjera

Kryesoret

Katër veprime duhet t’i ndërmarrë Bashkimi Evropian për të lehtësuar dinamikën e dialogut mes Kosovës dhe popullatës serbe, ka konstatuar Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) në një raport të publikuar të martën me titull “Drejt normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë”. Ndër kryesoret është thënë se nëse nuk gjendet zgjidhje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, BE-ja duhet të bëjë presion për alternativa të tjera.

Çështja e Kosovës dhe Serbisë është përfshirë në mesin e dhjetë rasteve që, sipas kësaj organizate ndërkombëtare, rrezikojnë luftë apo eskalim në vitin 2024. Ky grup në raportin e tij ka thënë se Qeveria e Kosovës që nga viti 2021 “ka nxehur” situatën në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit duke refuzuar dhënien e autonomisë më të madhe për serbët. Sipas ICG-së, çështja tjetër pengesë është refuzimi i Serbisë për ta njohur Kosovën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit