-sidi education-spot_img
20.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hita zbulon detaje nga ngjarja në Fier: Njëra prej vajzave kishte precedent dhe është arrestuar

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dhënë detaje lidhur me hetimet për rastin e dhunës ndaj një të miture në Fier, ngjarje e cila u bë publike pas shpërndarjes së një videoje në rrjetet sociale.

Hita deklaroi se autoritetet kanë ndërmarrë veprimet procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë, ndërsa ndaj personave të përfshirë janë ndjekur hapat ligjorë.

“Është një video e rëndë ku shihen disa të mitura duke kryer veprime të dhunshme. Pas marrjes së informacionit janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë. Në vijim të hetimeve janë ndërmarrë ndjekjet penale dhe njëra prej vajzave të përfshira, e cila ka pasur edhe një rast të mëparshëm, është arrestuar”, u shpreh Hita.

Ai foli gjithashtu edhe për masën e pezullimit ndaj një efektivi policie të përfshirë në këtë çështje, duke sqaruar se veprimi ndaj tij lidhet me shkeljen e standardeve profesionale dhe jo me publikimin e videos.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit