-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE: Do japim 50 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën

Kryesoret

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord unanimisht të enjten për një paketë ndihmash prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën, duke tejkaluar kështu kundërshtitë e mëparshme nga Hungaria. Ukrainës i sigurohet në këtë mënyrë një financim i qëndrueshëm dhe afatgjatë, ndërsa BE-ja përcjell një mesazh të fortë uniteti.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e përshëndeti arritjen e marrëveshjes, duke thënë se BE-ja po udhëheq me përgjegjshmëri në mbështetje të Ukrainës dhe se është e ndërgjegjshme për rëndësinë e kësaj.

“Kjo siguron një financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën”, shkruajti zoti Michel në rrjetin X.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e mirëpriti votimin, duke thënë se ai “dëshmon unitetin e fortë të BE-së”.

“Mbështetja e vazhdueshme financiare e BE-së për Ukrainën do të forcojë stabilitetin afatgjatë ekonomik dhe financiar, që nuk është më pak i rëndësishëm se ndihma ushtarake dhe trysnia e sanksioneve ndaj Rusisë”, u shpreh zoti Zelenskyy në rrjetin X./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit