Policia greke ka ngritur akuzë ndaj një 52-vjeçari shqiptar i cili dyshohet se ka kryer disa veprime të turpshme të akteve seksuale ndaj një të mituri.
Sipas informacioneve të deri më tanishme, djali i mitur ka përshkruar se 52-vjeçari ka kryer akte të turpshme duke i treguar organet gjenitale.
Veprimet policore kanë ardhur pas dëshmisë së një 14-vjeçari, në prani të psikologut për atë që ka kaluar të paktën tre herë nga duart e 52-vjeçarit.
Aktet e sëmura të 52-vjeçarit dyshohet se kanë ndodhur në një plazh në verën e vitit 2023.