-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hiqet dinari, BE: Jemi të shqetësuar për jetën e serbëve

Kryesoret

Bashkimi Evropian ka bërë sot një komunikatë në lidhje me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila pritet të hyjë në fuqi sot. BE-ja sërish i ka kërkuar Kosovës që të sigurojë një periudhë mjaft të gjatë tranzicioni dhe të gjejë një zgjidhje të negociuar për këtë çështje në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, raporton Klankosova.tv.

“Bashkimi Evropian merr parasysh rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila pritet të hyjë në fuqi sot. Rregullorja synon të rrisë transparencën e flukseve financiare, të sigurojë stabilitetin financiar dhe të luftojë pastrimin dhe falsifikimin e parave”, thuhet në komunikatën e BE-së.

“BE-ja vëren se rregullorja do të ndikojë edhe në mbështetjen financiare që serbët e Kosovës marrin nga Serbia. BE-ja është e shqetësuar për pasojat që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera në mbarë Kosovën për shkak të mungesës së konsultimeve paraprake, veçanërisht për ndikimin e tij në shkolla dhe spitale, duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment”, thuhet tutje në komunikatë.

Sipas BE-së, periudha e shkurtër e tranzicionit për zbatimin e rregullores, e kombinuar me mungesën e informacionit dhe zgjidhjeve praktike për të gjitha komunitetet e prekura, rrezikojnë të ndërlikojnë seriozisht jetën e serbëve të Kosovës. Kjo është hera e dytë që BE-ja reagon lidhur me rregulloren e BQK-së. Të hënën, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media ka thënë se kjo rregullore do ketë ndikim direkt në jetët e përditshme të shumicës së komunitetit serb të Kosovës.

Hyn në fuqi rregullorja e re e BQK-së, ndalohet qarkullimi i dinarit serb

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit