Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armandi Broja zyrtarisht ka ndërruar skuadër, por jo kampionat.
Tashmë lajmin e ka konfirmuar dhe vet eksperti I merkatos Fabrizio Romano, i cili njofton transferimin e shqiptarit tek skuadra e Fulham.
Sa i takon shifrave të transferimit, Blutë e Londrës do të përfitojnë rreth 5 milionë euro për huazimin e lojtarit. 22-vjeçari vjen nga një periudhë delikate dhe tashmë në “Craven Cottage” do të ketë mundësi të tregojë veten.
Me interes të madh pritet të shihet sesi do përshtatet Broja në skemat e trajnerit portugez, Silva Marco, i cili insistonte prej ditësh për afrimin e tij. Nuk dihet nëse lojtari kuqezi do të jetë i grumbulluar për ndeshjen e datës 3 shkurt, atë ndaj Burnley për kampionat në Turf Moor (Burnley).
🚨⚪️⚫️ Armando Broja to Fulham, here we go! Agreement reached on loan until the end of the season for £4m fee to Chelsea.
Broja will complete medical tests tonight in order to sign later.@TurkishAirlines ✈️ pic.twitter.com/9c0tXw4u7O
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 1, 2024