Trupa e Vlerësimit të AMP-së ka konfirmuar në detyrë Zenel Hykën.
Ai është Drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Gjatë viteve në karrierë ka mbajtur gradat “Kapiten i Parë”, “Major”, “Nënkolonel”, “Drejtues” dhe “Drejtues i Parë”. Karrierën e ka nisur në strukturat e Ministrisë së Brendshme, në vitin 1985, në ish-Degën e Punëve të Brendshme Ersekë. Më tej, në karrierën e tij të gjatë ka mbajtur detyra të tjera të rëndësishme, duke krijuar përvojë profesionale në fushën e menaxhimit, si njohës dhe menaxher shumë i mirë i shërbimeve mbështetëse, në funksion të plotësimit të infrastrukturës logjistike të punonjësve dhe strukturave operacionale të Policisë së Shtetit.