Prej më shumë se tre javësh mijëra qytetarë jo vetëm nga Shqipëria, edhe diaspora por edhe më gjërë kërkojë largimin pa kushte të Kryeministrit Edi Rama dhe shërbërjen e kabinetit të tij qeveritar.
Ndërkohë kreu i shtetit disa ditë më parë gjatë një interviste online për median britanike “Finacial Times” përdori gjuhën fyese ndaj protestueseve duke iu drejtuar me “fuck you”.
Menjeherë pas kësaj reteorike të përdorur nga Edi Rama ka ardhur edhe një reagim nga grupi politik Partia Demokratike Europiane, duke theksuar se Kryeministri u është përgjigjur protestuesve me akuza dhe gjuhë përçmuese në vend se të adresonte shqetësimet reale të tyre.
Reagimi i PDE
Në intervistën e tij për Financial Times, Edi Rama iu përgjigj qytetarëve që protestojnë kundër resortit të lidhur me Kushnerin me akuza, shmangie të përgjegjësisë dhe përçmim. Të quash sheshin një komplot të huaj, ose t’u përgjigjesh me “fuck you” atyre që kërkojnë përgjigje, nuk është udhëheqje. Kur njerëzit pyesin për tokat e mbrojtura, pastrimin e parave dhe pushtetin, demokracia kërkon respekt. Sheshi duhet të dëgjohet, jo të fyhet. Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike Europiane.










